“Përgatitjet u bën katër ditë më parë”, detaje nga sulmi në Veri, Ministri Sveçla: Vuçiç i përfshirë në sulm
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka zbuluar dëshmi të reja se si Serbia ka organizuar sulmet terroriste më 24 shtator ndaj Policisë në veri të Kosovës. Në një konferencë për shtyp, Sveçla tha se kanë gjetur armatime dhe gjatë ditës së sotme. “Kemi gjetur edhe sasi tjera të armatimit gjatë ditës së [...]Read More...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka zbuluar dëshmi të reja se si Serbia ka organizuar sulmet terroriste më 24 shtator ndaj Policisë në veri të Kosovës.
Në një konferencë për shtyp, Sveçla tha se kanë gjetur armatime dhe gjatë ditës së sotme.
“Kemi gjetur edhe sasi tjera të armatimit gjatë ditës së djeshme dhe sot. Serbia dhe Vuçiç u përpoqën të thonë se nuk kanë të bëjnë më sulme, por faktet do t’i ofrojmë sot. Grupi terrorist ka zhvillu stërvitjet ushtarake në Serbi”, u shpreh ndër të tjera ai.
Ndërsa, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se në bazë të hetimeve, vërtetohet se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje të vazhdueshme. Ai u shpreh se përgatitjet për sulmin terrorist u bën katër ditë më parë.
“Me datë 20.09.2023 në bazë të pamjeve shihet se është bërë përgatitja për sulmin i cili do të ndodhte vetëm katër ditë më vonë ndaj Policisë së Kosovës dhe Shtetit të Kosovës”, tha Hoxha./abcnews.al
What's Your Reaction?