“Përgjaket” Brukseli, dy tifozë suedezë vriten në sulm me armë zjarri teksa luhet Belgjikë-Suedi

Dy persona të veshur me fanellat verdheblu të kombëtares së Suedisë janë vrarë në Bruksel, teksa në stadiumin “King Baudouin” luhet sfida e vlefshme për kualifikueset e Euro2024 midis Belgjikës dhe vendit skandinav. Sipas raportimeve, sulmi i armatosur ndodhi rreth 5 kilometër larg stadiumit. Sipas gazetës Het Laatste të shtënat u regjistruan pranë Sainctelette Plein, […]

Tetor 16, 2023 - 22:10
 0
“Përgjaket” Brukseli, dy tifozë suedezë vriten në sulm me armë zjarri teksa luhet Belgjikë-Suedi

Dy persona të veshur me fanellat verdheblu të kombëtares së Suedisë janë vrarë në Bruksel, teksa në stadiumin “King Baudouin” luhet sfida e vlefshme për kualifikueset e Euro2024 midis Belgjikës dhe vendit skandinav.

Sipas raportimeve, sulmi i armatosur ndodhi rreth 5 kilometër larg stadiumit. Sipas gazetës Het Laatste të shtënat u regjistruan pranë Sainctelette Plein, në veri të qendrës së qytetit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se personi i armatosur pasi ka bërtitur “Allahu Akbar”, ka hapur zjarr me një armë të dyshuar kallashnikov, mbi një turmë njerëzish, duke vrarë dy persona dhe duke lënë të plagosur një tjetër.

Agresori ka veshur një xhaketë portokalli fluoreshente, pantallona të zeza dhe mban një helmetë të bardhë në kokë.

Ai shfaqet në këmbë, me armë në dorë dhe fillon të qëllojë këdo në trotuar përballë tij. Njerëzit, sapo dëgjojnë të shtënat, nisin të vrapojnë në panik, ndërsa personi i armatosur i qepet pas dy personave, të cilët tentuan të strehoheshin në një pallat.

Pasi i zë në kurth ai qëllon sërish mbi ta. Deri më tani asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, por policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën një burrë, i dyshuar si autori i sulmit, thotë në arabisht se po hakmerret për vdekjen e myslimanëve dhe se ka qëlluar tre suedezë.

Në të, sipas ‘Sudinfo’, ai thotë se është pjesëtar i shteti silamik ISIS dhe mburret se ka vrarë të pafe. “Ne jetojmë dhe vdesim për fenë tone”, thotë ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.