Përgjaket ‘Rruga e Arbrit’, dy të vdekur në aksident te Shkalla e Tujanit, reagon Policia

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në “rrugën e Arbrit”. Referuar raportimeve paraprake nga burime policore, dyshohet për dy viktima nga përplasja e dy automjeteve, në afërsi të vendit të njohur si “Shkalla e Tujanit”. Një njoftim zyrtar pritet për të përcaktuar bilancin e qartë të ngjarjes dhe dinamikën e aksidentit. Tiranë/Informacion paraprak “Më […]

Dhjetor 18, 2023 - 11:07
 0
Përgjaket ‘Rruga e Arbrit’, dy të vdekur në aksident te Shkalla e Tujanit, reagon Policia

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në “rrugën e Arbrit”.

Referuar raportimeve paraprake nga burime policore, dyshohet për dy viktima nga përplasja e dy automjeteve, në afërsi të vendit të njohur si “Shkalla e Tujanit”.

Një njoftim zyrtar pritet për të përcaktuar bilancin e qartë të ngjarjes dhe dinamikën e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

“Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.    

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.