Përkeqësimi i motit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut të nisura që ditën e djeshme kanë krijuar probleme në rrugët nacionale te Qarkut Dibër. Më problematike situata paraqitet në rrugën e Arbrit, kryesisht në bajpasin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë- Maqellarë. Në këto zona ka patur rënie të vazhdueshme gurësh të cilët janë […]

Shtator 25, 2023 - 10:55
 0
Përkeqësimi i motit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut të nisura që ditën e djeshme kanë krijuar probleme në rrugët nacionale te Qarkut Dibër.

Më problematike situata paraqitet në rrugën e Arbrit, kryesisht në bajpasin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë- Maqellarë.

Në këto zona ka patur rënie të vazhdueshme gurësh të cilët janë kthyer në rrezik për aksidente. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut në afërsi të urës së Çerenecit ka patur herë pas here gurë të mëdhenj në rrugë, ndërsa vetë ura është e mbushur me ujë.

Shkak mësohet se është bërë bllokimi i kanaleve anësore të rrugës dhe shkarkuesve mbi urë.

Po ashtu, rënie gurësh dhe vështirësi qarkullimi ka patur edhe në aksin tjetër nacional Burrel – Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.