Përkeqësohet shëndeti i Celine Dion; këngëtarja nuk do të këndojë më në publik

Celine Dion nuk do të këndojë më në publik.   Sëmundja e saj përkeqësohet dhe ajo nuk mund të dalë më as nga shtëpia.

Gusht 21, 2023 - 10:50
 0
Përkeqësohet shëndeti i Celine Dion; këngëtarja nuk do të këndojë më në publik

Celine Dion nuk do të këndojë më në publik.

 

Sëmundja e saj përkeqësohet dhe ajo nuk mund të dalë më as nga shtëpia.

 

Këtë e ka zbuluar faqja amerikane Radar online duke cituar burime të afërta me yllin e muzikes, e cila prej disa kohësh po lufton me sindromën paralizuese të personit të ngurtë.

 

55-vjeçarja tani është aq e dobësuar sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër dhe nuk ka plane të rikthejë datat e turneut 2023 dhe 2024, të cilat ajo i anuloi në maj,” shkruhet në faqe.

 

Insajderi tha gjithashtu se gjendja e pesë herë fitueses se Grammy-t po përkeqësohet.

 

Disa javë më parë, motra e yllit Claudette rrëfeu në një intervistë se Celine po përpiqej të gjente ilaçe efektive për të trajtuar sëmundjen e saj të rrallë autoimune.

 

Këngëtarja kanadeze po vuan nga një sëmundje e rrallë. Ajo u diagnostikua me SPR, sindromën e personit të ngurtë. Është një neuropati e rrallë që prek sistemin nervor qendror, por shkakton ngurtësi progresive të muskujve dhe spazma kryesisht në trung dhe në bark.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.