Përkujtohet masakra e Krushës, përurohet muzeu, Osmani: Gardian i të vërtetës për brezat e ardhshëm

Kosova përkujtoi sot masakrën e Krushës së Madhe të 25 viteve më parë kur forcat serbe vranë dhe masakruan rreth 240 shqiptarë të

Mars 26, 2024 - 15:20
 0
Përkujtohet masakra e Krushës, përurohet muzeu, Osmani: Gardian i të vërtetës për brezat e ardhshëm

Kosova përkujtoi sot masakrën e Krushës së Madhe të 25 viteve më parë kur forcat serbe vranë dhe masakruan rreth 240 shqiptarë të Kosovës .

Me këtë rast në Rahovec u inagurua muzeu me të njëjtin emër për të cilin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se do të shërbejë si gardian i së vërtetës për brezat e ardhshëm.

Ndërsa ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeff Hiovenier u shpreh se muzeu do të mundësojë që faktet historike të mos tjetërsohen.

“Ky muze do të ndihmojë të gjithë ata që vijnë ta shohin, ta mësojnë atë që ne tashmë e dimë. NATO-ja veproi pikërisht për shkak të krimeve të tmerrshme si ky që kishte ndodhur këtu. Të njëjtën ditë, sekretarja e atëhershme e shtetit, Marilyn Albright tha: e kemi të pamundur të negociojmë”, tha Hovenier.

Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të muzeut ishin gjithashtu zyrtarë të laertë të shtetit, ambasadori i shqipërisë Petrit Malaj dhe ai i gjermanisë Jorn Rhode. Masakra e Krushës së madhe është një nga krimet më mizore të ushtrisë serbe dhe nisi një ditë pas ndërhyrjes së NATOs në ish jugosllavi.

Trupat e më shumë se 60 vitkimave të kësaj masakre rezultojnë ende të zhdukur./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.