Përleshje mes tifozëve në Athinë/ Një viktimë e tetë të plagosur, 88 të arrestuar. Mes tyre një shqiptar

Një person ka humbur jetën ndërsa 8 të tjerë janë plagosur në një përleshje mes tifozëve  jashtë stadiumit AEK ne Greqi. Një i ri 29-vjeçar humbi jetën pasi mori plagë të shumta me thikë , ndërsa u plagosën katër grekë dhe katër kroatë. 82 tifozë kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman  si […]

Gusht 4, 2023 - 14:34
Maj 26, 2024 - 14:34
 0
Përleshje mes tifozëve në Athinë/ Një viktimë e tetë të plagosur, 88 të arrestuar. Mes tyre një shqiptar

Një person ka humbur jetën ndërsa 8 të tjerë janë plagosur në një përleshje mes tifozëve  jashtë stadiumit AEK ne Greqi.

Një i ri 29-vjeçar humbi jetën pasi mori plagë të shumta me thikë , ndërsa u plagosën katër grekë dhe katër kroatë.

82 tifozë kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman  si dhe dy grekë, u arrestuan, sipas mediave vendase.

Një grup prej 150-200 tifozësh të Dinamos kanë mbërritur në mënyrë të organizuar rrugës drejt Greqisë, në prag të ndeshjes së turit te tretë të kualifikimeve në Champions League mes AEK-ut dhe Dinamos.

Shumë dyqane dhe makina u dëmtuan, pasi tifozët kroatë u vunë zjarrin. Ndërkohë pas ngjarjes ministri  grek i mbrojtjes së  qytetarit  urdhëroi largimin e 7 oficereve të policisë greke.

Reagime të forta pati edhe nga mediat pasi u zbuluan dokumente të cilat tregojnë se policia kundër dhunës sportive ishte në dijeni prej dy ditësh që do të vinin në Athinë 100 huliganë kroatë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.