Përmbyset autobusi me studentë në Gjermani, 27 të lënduar, 4 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani, kur një autobus me 73 studentë ka dalë nga rruga dhe është

Prill 21, 2024 - 20:10
 0
Përmbyset autobusi me studentë në Gjermani, 27 të lënduar, 4 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani, kur një autobus me 73 studentë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mediet gjermane bëjnë me dije se autobusi po udhëtonte drejt Dortmundit.

Sipas policisë, në autobus ndodheshin kryesisht studentë (14-15 vjeç) nga Marburgu ( Hesse ) dhe disa persona shoqërues.

Grupi i turneut ishte rrugës për në Angli kur autobusi dykatësh doli papritur nga rruga pranë Olpes për arsye ende të panjohura dhe u përmbys.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 27 të rinj, katër prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët janë dërguar në spital.

Lëndime të lehta ka pësuar edhe drejtuesi i autobusit, 54 vjeç Policia tha se për momentin nuk mund të jepet informacion për shkakun e aksidentit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.