“Përmbytja Al-Aksa” kundër Izraelit, kush janë udhëheqësit e Hamasit dhe ku fshihen ata?

Monitorë të mëdhenj, dritë e zbehtë, militantë me uniformë. Në orët pas sulmit të së shtunës mbi Izraelin, Hamasi publikoi një video ku tregonte një qendër të aftë për të ndjekur çdo veprim të luftëtarëve të vetë në kohë reale. Në video shfaqej vetëm një nga seksionet e “komandës së unifikuar”, të krijuar në vitin […]

Tetor 11, 2023 - 10:35
 0
“Përmbytja Al-Aksa” kundër Izraelit, kush janë udhëheqësit e Hamasit dhe ku fshihen ata?

Monitorë të mëdhenj, dritë e zbehtë, militantë me uniformë. Në orët pas sulmit të së shtunës mbi Izraelin, Hamasi publikoi një video ku tregonte një qendër të aftë për të ndjekur çdo veprim të luftëtarëve të vetë në kohë reale.

Në video shfaqej vetëm një nga seksionet e “komandës së unifikuar”, të krijuar në vitin 2018, strukturë së cilës i janë bashkuar rreth dhjetë fraksione palestineze në Gaza.

Pikërisht kjo qendër monitorimi është një nga objektivat e Izraelit, por nuk është e lehtë të identifikohet. Gjasat janë që ajo ndodhet brenda një bunkeri dhe do të ketë qendra paralele të afta për të garantuar vazhdimësinë e zinxhirit hierarkik, të ndarë midis liderëve të mbetur në Rripin e Gazës dhe “vëllezërve” të tyre jashtë vendit.

Secili me referentët e vet, peshën specifike, marrëdhëniet e veçanta pak a shumë transparente. Ka qenë gjithmonë kështu, një distancë fizike që ndonjëherë është kthyer në burim konflikti, xhelozie, dyshimi. Por edhe një tregues i popullaritetit, pasi ata që mbetën në “kafaz” dhe sfidojnë bombat e ushtrisë izraelite shihen me një sy tjetër, ndryshe nga “politikanët” e strehuar nga vendet e pasura të Gjirit si Katari e deri në Turqi.

Dhe ky perceptim është forcuar më tepër pas valës së sulmit Al Aksa. Mediat arabe raportuan pasditen e djeshme lajmin për vrasjen e dy anëtarëve të “byrosë politike”, Jawad Shammala dhe Zakaria Abu Amar, informacion i pa konfirmuar ende nga burime zyrtare.

Në terren, udhëheqja është në duart e Mohammed Deif, kreu i mendimit i Brigadave Ezzedine al Qassam. Pasi i ka shpëtuar një serie pritash të pafundme, ai është shndërruar në një hije të aftë për të drejtuar luftëtarët. Betejat e përsëritura i kanë mësuar milicët e tij se si të rrisin masat e sigurisë rreth tyre, duke e ditur se Shin Bet i premton ar kujtdo që mund të tregojë strehimin e tyre.

Dhe ky vendstrehim mund të jetë kudo. Nën një ndërtesë ose një xhami, në një zonë të padyshimtë, në një bodrum për t’i rezistuar bombardimeve të rënda. Një rreth i dyfishtë betoni rreth tij. I pari për të ruajtur vendndodhjen, i dyti për të parandaluar vrasjen.

Hamasi e ka marrë gjithmonë parasysh vdekjen e liderëve. “Ne nuk e mohojmë që eliminimet lënë gjurmë, por ato përfaqësojnë diçka të shenjtë për ne, të lidhur me fatin tonë dhe na shtyjnë të luftojmë përsëri“, shpjegoi një zë palestinez.

Një mbrojtje tjetër ka të bëjë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Marwan Issa, i cili i shpëtoi një sulmi në 2007. Situatë e ndryshme – ndoshta – për Yahya Sinwar lideri politik, i cili mbeti në Gaza. Izraelitët e kanë përfshirë në listë prej disa kohësh, por shërbimet sekrete egjiptiane në të kaluarën i kanë kërkuar Jerusalemit “të mos e prekin” pasi vlen si bashkëbisedues në çdo negociatë. Nuk e dimë nëse ky rregull zbatohet ende, pasi masakrat e civilëve kanë zhdukur jetë dhe kanë vënë në pikëpyetje “rregullimet” pragmatike.

Në teori, liderët e lartë të mirëpritur në Katar, financuesi dhe mburoja politike e fraksionit, janë më të sigurt. Doha është shtëpia e, ndër të tjera, ajo nga lëshohen edhe mesazhe  shumë të rëndësishme nga dy liderët Haniyeh dhe Khalil al Hayya.

Prej këtu ata lëvizin për vizita zyrtare – shpeshherë në Iran – krijojnë kontakte, veprime të dukshme apo të rezervuara diplomatike. Sakaq, ende bën turne në Lindjen e Mesme Khaled Meshal, fytyra e diasporës dhe i mbijetuari i “ilaçit të Zotit”, pra helmimit nga izraelitët në Jordani në vitin 1997.

Megjithatë, eksponentët e transplantuar në Liban dhe zonën përreth kanë më pak garanci. Mbi të gjitha Saleh al Arouri, një figurë me rol ushtarak dhe politik, shumë i pranishëm në skenë. Jerusalemi e ka në vijën e zjarrit dhe ka lëshuar paralajmërime për ta goditur në rast kërcënimi prej tij.

Anëtarë të tjerë janë vendosur në Turqi, mysafirë të një Erdogani të paqëndrueshëm. Lideri turk mbështet fraksionin në emër të Vëllazërisë Myslimane, por në disa raste ka ftuar anëtarët të vendosen diku tjetër. Në dy vitet e fundit inteligjenca turke njoftoi kapjen e spiunëve të Mosadit, shpesh palestinezë, të ngarkuar me monitorimin e komunitetit ekstremist.

Në verë ata po ashtu dyshohet se çmontuan një rrjet “fantazmë” prej 56 elementësh, të pajisur me mjete teknologjike dhe të drejtuar nga Izraelitë 007 në Evropë. Një numër që dukej i tepërt për një rrjet klandestin, gjithsesi “spiun” i një arene të destinuar të zgjerohej, siç ndodhi pas masakrës në Lojërat Olimpike të Mynihut në 1972.

Yahya Sinwar
Mohammed Deif
Ismail Haniyeh
Khaled Meshal
Khalil al Hayya
Jawad Shammala
Saleh al Arouri
Marwan Issa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.