Përmbytje dhe dëme nga reshjet në Korçë, Pogradec dhe Dibër

Kanë mjaftuar pak minuta më reshje të dendura shiu dhe breshëri që shumë nga rrugët ne  Pogradec dhe Korçë  të mbuloheshin nga uji.

Shtator 25, 2023 - 15:45
 0
Përmbytje dhe dëme nga reshjet në Korçë, Pogradec dhe Dibër

Kanë mjaftuar pak minuta më reshje të dendura shiu dhe breshëri që shumë nga rrugët ne  Pogradec dhe Korçë  të mbuloheshin nga uji.

 

Prania e madhe e ujit në rrugë shkaktoi probleme në qarkullimin e automjeteve.

 

Specialistët e bujqësisë thonë se dëmet për shkak të stuhisë do të jenë të mëdha edhe në frutikulturë  dhe bimët e vona prashitëse.

 

Reshjet e shiut përfshinë edhe Elbasanin, duke sjellë një aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, ku uji vërshoi në rrugë dhe qarkullimi i mjeteve u vështirësua.

 

Përce zonës së juglindjes dhe Elbasanit, reshjet intensive të shiut krijuan probleme edhe në akset kombëtare të qarkut të Dibrës. Situata paraqitet më problematike në rrugën e Arbrit, kryesisht në bajpasin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë-Maqellarë.

 

Në këto zona pati rënie të vazhdueshme të gurëve, që janë kthyer në rrezik për aksidente.

 

Vështirësi qarkullimi për shkak të rënies së gurëve u krijua edhe në rrugën Burrel-Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.