Përmbytje në Emiratet Arabe, disa viktima, aeroporti i Dubait mbulohet nga uji

Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga një stuhi e fortë, ndërsa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Dubai. Ne videot

Prill 17, 2024 - 12:40
 0
Përmbytje në Emiratet Arabe, disa viktima, aeroporti i Dubait mbulohet nga uji

Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga një stuhi e fortë, ndërsa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Dubai.

Ne videot që po bëjnë xhiron e rrjetit shihet aeroporti ndërkombëtar i Dubait i mbuluar nga uji, ndërsa avionët duken si varka që lundrojnë në pistat e permbytura.

Linja Flydubai anuloi të gjitha fluturimet.

Rrugët u kthyen në lumenj ndërsa autostradat kryesore u bllokuan.

Autoritetet në Omanin fqinj bënë me dije se të paktën 18 persona mbetën të vdekur nga perbytjet katastrofike.

Moti i keq ka bërë që të mbyllen shkollat në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.