Përmbytje në Gjeorgji e Slloveni/ Humbin jetën 14 persona, ekipet e shpëtimit kërkojnë të zhdukurit
Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Gjeorgji si pasojë e rrëshqitjes se dherave në qytetin turistik, Shovi. Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur rrugët e qytetit si dhe kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë. Në operacionet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë. E njëjta situatë paraqitet edhe […]
Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Gjeorgji si pasojë e rrëshqitjes se dherave në qytetin turistik, Shovi.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur rrugët e qytetit si dhe kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë.
Në operacionet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Slloveni. Deri më tani kanë humbur jetën 3 persona.
Moti i keq ka pushtuar vendin, duke detyruar evakuimet, mbylljen e rrugëve kryesore dhe linjave hekurudhore.
Në gjendje alarmi në Slloveni është kryeqyteti i vendit, ku situata ka detyruar banorët të izolohen.
/a.r
What's Your Reaction?