Përmirësohet moti, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

Situata e krijuar përgjatë fundjavës nga moti me stuhi e dëborë po vjen drejt përmirësimit. Në një postim në rrjetet sociale, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, thotë se reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin dhe qarkullimi i automjeteve tashmë kryhet pa probleme në të gjitha akset rrugore nacionale. Për shkak të temperaturave të ulëta, gjatë […]

Janar 22, 2024 - 09:49
 0
Përmirësohet moti, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

Situata e krijuar përgjatë fundjavës nga moti me stuhi e dëborë po vjen drejt përmirësimit. Në një postim në rrjetet sociale, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, thotë se reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin dhe qarkullimi i automjeteve tashmë kryhet pa probleme në të gjitha akset rrugore nacionale.

Për shkak të temperaturave të ulëta, gjatë natës autoritetet kanë shpërndarë kripë për të evituar ngricat në rrugë.

“Reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale”, njofton ARRSH.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.