Përndiqte një vajzë, arrestohet 55-vjeçari në Durrës, i gjendet thikë me vete

Një 55-vjeçar është arrestuar pasi ka përndjekur një vajzë. Ngjarja është regjistruar në Durrës, ku në pranga ka rënë A. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës. Mësohet se gjatë kontrollit, atij i është gjetur edhe një thikë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: -A. Gj., 55 vjeç, […]

Janar 12, 2024 - 13:03
 0
Përndiqte një vajzë, arrestohet 55-vjeçari në Durrës, i gjendet thikë me vete

Një 55-vjeçar është arrestuar pasi ka përndjekur një vajzë.

Ngjarja është regjistruar në Durrës, ku në pranga ka rënë A. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës. Mësohet se gjatë kontrollit, atij i është gjetur edhe një thikë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: -A. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. Nga kontrolli fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua si provë materiale”, njofton Policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.