Përpjekjet e fundit për anëtarësim? Kosova letër KiE: Do përgatisim vetë draftin për Asociacionin

Kosova po bën përpjekjet e futur për t’u anëtarësuar në KiE. Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se do të përgatisë vetë një draft për krijimin e Asociacioni, që sipas tyre, jo vetëm që do jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, por edhe do i plotësojë të gjitha nevojat e qytetarëve të komunitetit […]

Maj 16, 2024 - 10:15
 0
Përpjekjet e fundit për anëtarësim? Kosova letër KiE: Do përgatisim vetë draftin për Asociacionin

Kosova po bën përpjekjet e futur për t’u anëtarësuar në KiE. Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se do të përgatisë vetë një draft për krijimin e Asociacioni, që sipas tyre, jo vetëm që do jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, por edhe do i plotësojë të gjitha nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës.

Ky zotim i është dhënë me anë të një letre që Kosova i ka dërguar Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Në kuadër të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pas votës prej 82 % të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në favor të këtij anëtarësimi, në kuadër të zotimeve të marra nga tre krerët e shtetit, sot në mëngjes i kam dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës.

Një draft i tillë i shërben në njërën anë synimit të qeverisë për të integruar komunitetet joshumicë dhe zbatimit të ligjeve të Republikës së Kosovës në të gjitha komunat.

Drafti siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë pamundëson ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin.

Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte.

Kosova e pavarur dhe sovrane, si shtet ligjor dhe demokratik, mbetet në kursin e saj të palëkundur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, thuhet në njoftim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.