Përplasen 3 makina në Peshkopi, dy persona të plagosur

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë. Policia bën të ditur se shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy makina të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A. […]

Dhjetor 17, 2023 - 18:03
 0
Përplasen 3 makina në Peshkopi, dy persona të plagosur

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.

Policia bën të ditur se shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy makina të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.