Përplasen dy automjete në Fier, Policia: Tetë të plagosur

Dy drejtues dhe 6 pasagjerë kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes së dy automjeteve në aksin Lushnjë-Fier. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në vendin e quajtur “Safari park”. Të gjithë të lënduarit janë dërguar ën spital për ndihmë mjekësore. Fier/Informacion paraprak Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, […]

Gusht 6, 2023 - 09:25
 0
Përplasen dy automjete në Fier, Policia: Tetë të plagosur

Dy drejtues dhe 6 pasagjerë kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes së dy automjeteve në aksin Lushnjë-Fier.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në vendin e quajtur “Safari park”. Të gjithë të lënduarit janë dërguar ën spital për ndihmë mjekësore.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.