Përplasen dy makina në aksin Fier-Ballsh, lëndohen babai dhe vajza e tij e mitur

Përplasja e dy automjeteve në aksin Fier-Ballsh ka lënë dy persona të plagosur. Policia njofton se shtetasi S.H 65-vjeç dhe vajza e tij

Shkurt 13, 2024 - 09:29
 0
Përplasen dy makina në aksin Fier-Ballsh, lëndohen babai dhe vajza e tij e mitur

Përplasja e dy automjeteve në aksin Fier-Ballsh ka lënë dy persona të plagosur.

Policia njofton se shtetasi S.H 65-vjeç dhe vajza e tij 12-vjeçe kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.