Përplasen trenat në Republikën Çeke, 4 të vdekur dhe 26 të lënduar

Të paktën katër persona humbën jetën dhe 26 të tjerë u plagosën pasi një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën në

Qeshor 6, 2024 - 09:30
 0
Përplasen trenat në Republikën Çeke, 4 të vdekur dhe 26 të lënduar

Të paktën katër persona humbën jetën dhe 26 të tjerë u plagosën pasi një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën në Republikën Çeke, thanë autoritetet.

Përplasja ndodhi në Pardubice, rreth 73 milje në lindje të Pragës.

Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje duke pastruar vendin e aksidentit, tha policia kombëtare çeke të enjten herët me orën lokale.

Shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet.

Kompania shtetërore e trenave, Hekurudhat Çeke tha se binarët mund të qëndrojnë të mbyllur për gjithë ditën “për shkak të shkallës së aksidentit”.

Treni i udhëtarëve me shpejtësi të lartë i përkiste kompanisë private RegioJet.

Ekipet e shpëtimit thanë se më shumë se 300 pasagjerë ishin në trenin me shpejtësi të lartë që po shkonte për në qytetin e Kosice, në Sllovakinë lindore.

Të vdekurit nuk janë identifikuan ende. Drejtuesit e të dy trenave mbijetuan, tha agjencia çeke e lajmeve.

Kryeministri Petr Fiala e quajti aksidentin një tragjedi të madhe dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.