Përplaset makina me kamionçinën në Peqin, dy shoferët në spital

Një makinë është përplasur me një kamionçinë orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Peqin-Elbasan. Sipas policisë, janë lënduar dy shoferët e automjeteve përkatës. Ata ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Elbasan/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga […]

Gusht 15, 2023 - 10:11
 0
Përplaset makina me kamionçinën në Peqin, dy shoferët në spital

Një makinë është përplasur me një kamionçinë orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Peqin-Elbasan. Sipas policisë, janë lënduar dy shoferët e automjeteve përkatës. Ata ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Elbasan/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.