Përplaset nga automjeti teksa lëvizte me biçikletë, vdes 50-vjeçari

50-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Unazën e Shkopetit orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia njofton se automjeti që drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale A.G., ka përplasur 50-vjeçarin, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Ndërkaq, shoferi i automjetit është shoqëruar në […]

Nëntor 17, 2023 - 09:06
 0
Përplaset nga automjeti teksa lëvizte me biçikletë, vdes 50-vjeçari

50-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Unazën e Shkopetit orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia njofton se automjeti që drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale A.G., ka përplasur 50-vjeçarin, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Ndërkaq, shoferi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.