Përplasi për vdekje 52-vjeçarin me makinën që drejtonte, arrestohet i riu në Fier

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin me iniciale B.H. që përplasi mbrëmjen e djeshme në Fier me automjetin që drejtonte, 52-vjeçarin me iniciale D.Gj., i cili humbi jetën në spital. “Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. […]

Mars 28, 2024 - 12:05
 0
Përplasi për vdekje 52-vjeçarin me makinën që drejtonte, arrestohet i riu në Fier

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin me iniciale B.H. që përplasi mbrëmjen e djeshme në Fier me automjetin që drejtonte, 52-vjeçarin me iniciale D.Gj., i cili humbi jetën në spital.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.