Përplasja e Romeos me Meritonin, reagon ashpër Donald Veshaj: Kjo na qenka trimëria…

Ditën e djeshme Romeo, Meritoni dhe Liami u përfshinë në debate të ashpra, ku u sulmua Heidi dhe familjarët nga jashtë. Lidhur me këtë debat ka reaguar edhe Donaldi, i cili ka ironizuar me anë të një ‘story’ në ‘Instagram’ ku shkruan: Paska ardhur koha e ‘burrave’ o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë […]

Prill 9, 2024 - 11:10
 0
Përplasja e Romeos me Meritonin, reagon ashpër Donald Veshaj: Kjo na qenka trimëria…

Ditën e djeshme Romeo, Meritoni dhe Liami u përfshinë në debate të ashpra, ku u sulmua Heidi dhe familjarët nga jashtë.

Lidhur me këtë debat ka reaguar edhe Donaldi, i cili ka ironizuar me anë të një ‘story’ në ‘Instagram’ ku shkruan:

Paska ardhur koha e ‘burrave’ o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krah. Kjo na qenka trimëria, o trima?

Por reagimet nuk kanë munguar as nga Elgit Doda, i cili shkruan në ‘instastory’:

“E kush ka ngel me tregu burrërin, njërin që e kap policia për mashtrim në mes të emisionit dhe tjetri që përndjek gratë. Që të dy i ngacmojnë tjetrit vajzën që ka në krah vetëm për të nxjerr nga vetja burrëri, ha”- shkruan Elgit Doda.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.