Përplasja fizike te Kepi i Rodonit, reagon Kisha Katoliek: Ja se ç’ndodhi në të vërtetë

Një incident i rëndë, por fatmirësisht pa të lënduar, është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës, ku tetë persona janë përfshirë në sherr fizik. Bëhet fjalë për një përplasje fizike mes disa personave të familjes Kaçuli dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa […]

Tetor 29, 2023 - 19:10
 0
Përplasja fizike te Kepi i Rodonit, reagon Kisha Katoliek: Ja se ç’ndodhi në të vërtetë

Një incident i rëndë, por fatmirësisht pa të lënduar, është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës, ku tetë persona janë përfshirë në sherr fizik. Bëhet fjalë për një përplasje fizike mes disa personave të familjes Kaçuli dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka shoqëruar 8 personat e përfshirë në konflikt,  B. K., E. R., Y. R., O. R., N. S., M. F., M. L. dhe P. D. Në një reagim zyrtar, policia thotë se shkak për sherrin është bërë një çështje pronësie.

Lidhur me situatën në Kepin e Rodonit, përfaqësues të Kishës bëjnë me dije për A2 se: “Disa persona me një autorizim nga Provinca Françeskane e Shkodrës kanë gjetur pretekst për të hyrë si “vëzhgues” roje të pronës, për ta ruajtur nga dëmtimet, por realisht po kryejnë punime të paligjshme dhe pa asnjë autorizim nga askush (edhe pa asnjë leje) dhe po rrethojnë tokën e z. Bajram Kaçuli, që e ka me certifikatë të rregullt pronësie”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.