Përplasja me armë zjarri dhe një i plagosur në Pogradec, gjykata lë në burg tre të arrestuarit

Gjykatën e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinjtë që u përplasën me armë zjarri dy ditë

Mars 5, 2024 - 12:55
 0
Përplasja me armë zjarri dhe një i plagosur në Pogradec, gjykata lë në burg tre të arrestuarit

Gjykatën e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinjtë që u përplasën me armë zjarri dy ditë më parë, në Pogradec. Këtë të martë u zhvillua seanca gjyqësore për tre të arrestuarit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u raportua edhe të plagosur.

Togat e zeza vlerësuan të ligjshëm arrestimin e shtetasve Alted Jolldashi, Deist Meko dhe Klajdi Lotis, për të cilët është vendosur masa e sigurimit “arrest burg”.

Tre të rinjtë u arrestuan pak orë pas ngjarjes ku policia arriti të gjente edhe armët e përdorura në këtë përplasje mes tyrë në një zonë tepër të populluar të Pogradecit pranë stadiumit, ku i plagosur me disa plumba mbeti Alted Jolldashi./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.