Përplasje ideologjike në Afrikë, viktima dhe të plagosur në Sudan e Izrael

Përplasjet e armatosura, përleshjëet dhe protestat kanë ndezur disa vende të afrikës në muajt e fundit.   Në Sudan, shpërthimet të cilat nisën

Shtator 3, 2023 - 16:08
 0
Përplasje ideologjike në Afrikë, viktima dhe të plagosur në Sudan e Izrael

Përplasjet e armatosura, përleshjëet dhe protestat kanë ndezur disa vende të afrikës në muajt e fundit.

 

Në Sudan, shpërthimet të cilat nisën rreth pesë muaj më parë, mes ushtrisë dhe grupeve paramilitare duket se nuk kanë asnjë shenjë zbutje.

 

Në 24 orët e fundit nga vendi raportohet për të shtëna artilerish dhe raketash të cilat kanë lënë të vdekur mbi 20 civilë.

 

Forcat e armatosura sudaneze të cilët kontrollojnë hapwsirwn ajrore, kanë kryer sulme të rregullta, ndërsa luftëtarët e forcave paraushtarake dominojnë kryesisht rrugët e kryeqytetit. Që nga prilli kur nisën trazirat në Sudan raportohet për mbi 5 mijë viktima në total.

 

Po ashtu në Izrael, në 24 orët e fundit kanë mbëtur të lënduar mbi 100 persona për shkak të një përleshje të dhunshme mes refugjatëve të vendosur nga Ertrea në Tel Aviv, pro dhe kundër qëveritarë.

 

Luftimet shpërthyen të shtunën kur qindra eritreanë kritikë ndaj qeverisë së tyre iu afruan një vendi ku po mbahej një ngjarje proqeveritare. Protestuesit thyen barrierat dhe u futën deri në ambjentet e ambasadës sw eritreas, duke shkatërruar çfarë gjetën përpara.

 

Po ashtu dhjetëra policë izraelitë të cilët ndërhynë në protesta mbetën të lënduar.

 

Pas kësaj kreministri izraelit, Benjamin Netanjahu tha se të gjithë azilkërkuesit që u përfshin në përleshje do të deërtohen menjëherë ndërsa urdhëroi një plan për të hequr të gjithë zilkërkuesit afrikanë nga vendi.

 

Edhe në Nigeri, në afrikën perëndimore ka nisur përçarja që prej grushtit të shtetit në muajin korrik. Qindra protestues janë ngritur në tubime të dhunshme duke kërkuar që Franca të tërheqë ambasadorin dhe trupat e saj.

 

Qeveria ushtarake e Nigeris, e cila mori pushtetin më 26 korrik, ka akuzuar presidentin francez Emmanuel Macron për përdorimin e retorikës përçarëse dhe ndërhyrje. Macron ka mbështetur presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum dhe ka refuzuar të njohë udhëheqësit e vetëshpallur të Nigerisë.

 

Po ashtu në Gabon në Afrikën perëndimore një grusht shteti rrëzoi udhëheqësin Bongo që u rizgjodh gjatë kësaj jave duke i dhënë fund mbajtjes 56-vjeçare tw pushtetit nga familja e tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.