Përplasje “kokë më kokë”, pamje nga aksidenti me 7 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë(VIDEO)

Dy automjetet që shikoni në videot e siguruara nga Vizion Plus po udhëtonin në aksin Levan-Tepelenë, teksa u përfshin në një askident të

Dhjetor 23, 2023 - 22:02
 0
Përplasje “kokë më kokë”, pamje nga aksidenti me 7 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë(VIDEO)

Dy automjetet që shikoni në videot e siguruara nga Vizion Plus po udhëtonin në aksin Levan-Tepelenë, teksa u përfshin në një askident të rëndë mbrëmjen e kësaj të shtunë. Siç mund të vërehet nga pamjet, përplasja mes dy automjeteve rezulton të jetë e fortë, ndërsa si pasojë u lënduan 7 persona.

Në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë, që po marrim ndihmë mjekësore.

“Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.