Përplasje me armë në Itali, marokenët hapin zjarr ndaj të rinjve shqiptarë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Aldo Moros në Frosinone të Italisë, duke lënë një viktimë dhe tre të plagosur, të gjithë shqiptarë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 përpara një kafeneje, e cila në momentin e të shtënave ishte e mbushur me klientë. Dyshohet se […]

Mars 9, 2024 - 22:45
 0
Përplasje me armë në Itali, marokenët hapin zjarr ndaj të rinjve shqiptarë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Aldo Moros në Frosinone të Italisë, duke lënë një viktimë dhe tre të plagosur, të gjithë shqiptarë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 përpara një kafeneje, e cila në momentin e të shtënave ishte e mbushur me klientë.

Dyshohet se grupi i të rinjve nga Shqipëria është përballur me një grup tjetër marokenësh të cilët mbërritën me makinë pranë lokalit dhe pas një debati me tone të larta hapën zjarr.

Sipas mediave italiane dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan të shtënat papritur dhe menjëherë panë trupat në tokë.

Sakaq shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të zbardhur ngjarjen./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.