Përplasje me armë në Shkup, vritet këngëtari shqiptar, tre të plagosur

Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup, në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave”.Sipas medieve në Maqedoninë e Veriut, ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur. Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani. Janë familjarët e Amarit që […]

Maj 27, 2024 - 10:55
 0
Përplasje me armë në Shkup, vritet këngëtari shqiptar, tre të plagosur
Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup, në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave”.Sipas medieve në Maqedoninë e Veriut, ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani.

Janë familjarët e Amarit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.

“Në ora 23:45 më spitalin e qytetit në Shkup ‘Sh.Naum Ohridski’ është sjellë qytetari i plagosur T.A (24 vjeçar) nga Shkupi. Disa minuta më vonë në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ të plagosur janë dërguar dy persona, O.B (19 vjeçar) dhe A.I (29 vjeçar), që të dy nga Shkupi. Disa minuta pas dhënies së ndihmës së parë, A.I ka ndërruar jetë” thonë nga MPB.

Shkaqet e përplasjes me armë ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.