“Përplasje” mes aleatëve, SHBA: Tani është koha e duhur për të kufizuar agresionin izraelit

Shtëpia e Bardhë njoftoi se tanimë është koha e duhur që Izraeli të kufizojë ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës. Nga ana tjetër, Izraeli përforcoi

Janar 15, 2024 - 09:04
 0
“Përplasje” mes aleatëve, SHBA: Tani është koha e duhur për të kufizuar agresionin izraelit

Shtëpia e Bardhë njoftoi se tanimë është koha e duhur që Izraeli të kufizojë ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës. Nga ana tjetër, Izraeli përforcoi qëndrimin e tij duke nënvizuar se se synon të vazhdojë sulmet kundër Hamasit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, njoftoi se i ka kërkuar Izraelit të kalojë në operacione me intensitet të ulët në Gaza.

“Ne besojmë se është koha e duhur për këtë tranzicion. Po ashtu, ne po diskutojmë me Izraelin me ta për ta këtë”, theksoi ai.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim televiziv të shtunën se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë, deri në fitoren totale, që konsiston me shkatërrimin e Hamasit.

“Ne do të vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona: eliminimin e Hamasit , kthimin e të gjithë pengjeve tona dhe garantimin që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin,” tha Netanyahu./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.