Përplasje mes bandave të drogës, vritet aksidentalisht një grua

Një grua amerikane dhe një burrë nga Belize janë vrarë pas përleshjeve midis tregtarëve të drogës në një plazh në qytetin turistik meksikan

Shkurt 12, 2024 - 16:47
 0
Përplasje mes bandave të drogës, vritet aksidentalisht një grua

Një grua amerikane dhe një burrë nga Belize janë vrarë pas përleshjeve midis tregtarëve të drogës në një plazh në qytetin turistik meksikan të Tulum, konfirmuan zyrtarët të dielën.

Prokurorët në shtetin bregdetar të Karaibeve të Quintana Roo theksuan se gruaja amerikane nuk kishte lidhje me një tregtar të dyshuar droge të vrarë gjithashtu nga të shtënat të premten mbrëma.

Prokurorët nuk dhanë emrin ose qytetin e lindjes së gruas dhe Ambasada e SHBA nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Gruaja ndodhej në vendin e ngjarjes rastësisht dhe dyshohet se plumbi e ka kapur aksidentalisht.

Vendi i Amerikës Qendrore i Belizes ndan një kufi me Meksikën në bregun e Karaibeve. Tulum ndodhet në jug të Kankunit dhe Playa del Carmen, më afër Belizes.

Prokurorët thanë se i vdekuri kishte në posedim kokainë dhe pilula kur u vra, dhe besohej se ishte një tregtar droge.

Ata thanë se të dyshuarit për të shtënat ishin identifikuar dhe po kërkoheshin./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.