Përse Duhet të Konsumoni sa më Shumë Mashurka të Verdha
mashurkat e verdha janë një ushqim fantastik dhe i pasur në vlera ushqimore. Një racion me mashurka të verdha përmban 31 kalori dhe një sërë ushqyesish të dobishëm për shëndetin. Karbohidrate dhe Proteina Pjesa më e madhe e kalorive të mashurkave të verdha vjen si pasojë e karbohidrateve. Një racion mashurka ofron 7 gramë karbohidrate […] The post Përse Duhet të Konsumoni sa më Shumë Mashurka të Verdha appeared first on AgroWeb.
mashurkat e verdha janë një ushqim fantastik dhe i pasur në vlera ushqimore.
Një racion me mashurka të verdha përmban 31 kalori dhe një sërë ushqyesish të dobishëm për shëndetin.
Karbohidrate dhe Proteina
Pjesa më e madhe e kalorive të mashurkave të verdha vjen si pasojë e karbohidrateve.
Një racion mashurka ofron 7 gramë karbohidrate të plota dhe 3.4 gramë prej tyre vijnë nga fibra dietike.
Gjatë tretjes, shumica e karbohidrateve shpërbëhen në sheqerna dhe furnizojnë funksionet normale të organizmit.
Fibra tek mashurkat e verdha parandalon kostipacionin dhe rregullon nivelin e sheqernave në gjak.
Çdo racion i këtyre mashurkave ofron 2 gramë proteinë që forcon kockat dhe lëkurën.
Hekuri dhe Mangani
Mashurkat e verdha i bëjnë mirë shëndetit duke përforcuar nivelet e nevojshme të manganit dhe hekurit.
Të dyja këto minerale kanë aftësinë të aktivizojnë enzimat, përfsirë ato që janë të domosdoshme për të prodhuar energji dhe mbështetur metabolizmin.
Hekuri luan një rol thelbësor për funksionin e qelizave të kuqe të gjakut ndërkohë që manganic rregullon prodhimin e hormoneve dhe indeve lidhore.
Në një filxhan me mashurka të verdha do të gjeni 1.04 miligramë hekur dhe 0.21 miligramë mangan, duke plotësuar 13% të dozës së nevojshme ditore për hekur dhe 9 përqind të asaj për mangan për meshkujt.
E njëjta sasi plotëson 6 përqind të dozës ditore për hekur dhe 1 përqind të dozës ditore për mangan tek femrat.
Vitamina C
Mashurkat e verdha janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, një antioksidant i dobishëm për shëndetin e mirë.
Antioksidantët parandalojnë dëmin oksidues në qeliza dhe ADN. Mbrojtja e qelizave nga oksidimi, i mban ato të shëndetshme dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve të shumta.
Konsumi i vitaminës C ndihmon në shërimin e plagëve dhe forcon kockat.
Në një filxhan me mashurka të verdha do të gjeni 16.3 miligramë të vitaminës C, ose 18% të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 22% të dozës së rekomanduar për femrat.
Konsumoni më shumë mashurka
Mashurkat e verdha mund t’i kombinoni në sallata, me fasule, bizele, qiqrra, qepë dhe uthull balsami.
Ato mund t’i piqni me kungulleshkat dhe domatet e vogla duke shtuar hudhër.
Për më tepër, mund t’i kavërdisni me perime të tjera për më shumë proteina ose mund t’i konsumoni me panine të lyer me salca të ndryshme siç është humusi./AgroWeb.org
The post Përse Duhet të Konsumoni sa më Shumë Mashurka të Verdha appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?