Përse Edi Rama nuk sfidohet nga opozita?

Nga Mero Baze Zgjedhjet në Kukës që mbahen në fund të muajit që vjen, janë shembulli më dëshpërues për opozitën shqiptare dhe virusin shkatërrimtar të Berishës që nuk e lë të ngrejë kokë. Zgjedhjet që vijnë pas një skandali të rënd publik të ish kryebashkiakut, edhe pse i inskenuar nga Sali Berisha, përsëri po kthehen […]

Gusht 25, 2023 - 20:21
 0
Përse Edi Rama nuk sfidohet nga opozita?

Nga Mero Baze

Zgjedhjet në Kukës që mbahen në fund të muajit që vjen, janë shembulli më dëshpërues për opozitën shqiptare dhe virusin shkatërrimtar të Berishës që nuk e lë të ngrejë kokë.
Zgjedhjet që vijnë pas një skandali të rënd publik të ish kryebashkiakut, edhe pse i inskenuar nga Sali Berisha, përsëri po kthehen në një gangrenë për opozitën, pasi njeriu që inskenoi shkatërrimin e karrierës së Gjiçit, Sali Berisha,  tani është faktori kryesor që socialistët ta rimarrin përsëri Bashkinë.
Opsioni normal, që Sali Berisha të mos impononte kandidatë me qëllim që të mos nxiste përçarjen në Kukës, nuk kishte asnjë shans. Qëllimi i tij është që në cdo rast që ka zgjedhje të bëj betejë se si të mposht Lulzim Bashën dhe jo si të mposht Edi Ramën. Dhe në këtë rast në Kukës bëri të njëjtën gjë.
Edhe pse kandidtura e PD së Bashës është shumë konsesuale në opozitën në Kukës, ai kërkon që ai ose të kandidoj për të, ose do të ketë luftë.

Në çfarëdo rrruge që të shkoj kjo histori, është e sigurt se do kemi dy kandidatë të opozitës dhe me shumë shanse një humbje të saj.
Deklarata e sotme e Berishës që thotë se do bëj aleancë me këdo, por jo me Lulzim Bashën, nuk ka nevojë të deklarohet se është praktikë e punës së tij. Dhe me këdo përveç Lulzim Bashës i bie të jetë Edi Rama, i cili mund t’ia ketë zënë kokën me derë me kandidatin e vet Foltores së Berishës që bën sikur mendohet.
Pra faktori Berisha në opozitë është dëshpërues  edhe pa pasur fare Basha kandidatë kundër tij. Fjala vjen në zgjedhjet e Rrogozhinës Basha nuk vendosi kandidatë madje shumë deputetë të tij vrapuan në krah të kandidatit të Berishës por ja thelluan humbjen.

Problemi që ka opozita me Berishën është se ai ka një kontingjent rreth 30 për qind të opozitës kundër. Ata  edhe në qofte se i nxjerr kandidat dhe nëse ja lë fushën bosh, nuk e votojnë Berishën dhe opozita humbet.
Dhe përkufizimi i duhur është që Berisha nuk e frymëzon dot opozitën jo nuk e bashkon dot. Që nuk e bashkon, është e qartë, por dhe nëse ja lë fushën bosh ai nuk e frymëzon dot.
Ajo që ndodh në Kukës në fakt ndodh në gjithë hapësirën politike të Shqipërisë. Qeveria e cila po bombardohet nga drejtësia, duke çuar ministra dhe deputet në burg, është ende e pasfidueshme nga opozita për zgjedhje të reja, por vazhdohet me retorikën bosh kundër saj.

Retorika kundër opozitës sa më e fort të jetë aq më dëshpëruese është kur njerëzit e kuptojnë që këta kanë vetëm fjalë. Edi Ramën do ta dërrmonte dhe një fjalim i butë në parlament, nëse njerëzit do të bindeshin se nëse do të shkonin në zgjedhje nuk do të kishin punë me Sali Berishën, por më një fytyrë të re, që thjesht nuk ka lidhje me të.
Ndaj zgjedhje të pjesshme si këto të Kuksit, janë një rast për të kuptuar dëmin afatgjatë që Berisha i bën opozitës dhe nderin afatgjatë që i bën Edi Ramës. Ajo nafta e Shpiragut nuk është asgjë para Berishës për qeverinë. Se ajo dhe mund të mos dal, kurse Berishën e kanë në tavë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.