Përse qëndron ende në fuqi masa e dhënë ndaj Malltezit? Gjykata e Posaçme zbardh vendimin
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka zbardhur vendimin ku arsyetohet se përse nuk ka humbur fuqinë masa e sigurimit personal ndaj Jamarbër Malltezit (arrest me burg) dhe Sali Berishës (detyrim paraqitje). Në vendimin e shpallur në datë 8 nëntor, dhënë pas kërkesës së avokatëve që kërkuan të shfuqizoheshin masat, gjykata shprehet se të […]
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka zbardhur vendimin ku arsyetohet se përse nuk ka humbur fuqinë masa e sigurimit personal ndaj Jamarbër Malltezit (arrest me burg) dhe Sali Berishës (detyrim paraqitje).
Në vendimin e shpallur në datë 8 nëntor, dhënë pas kërkesës së avokatëve që kërkuan të shfuqizoheshin masat, gjykata shprehet se të drejtat e personave të hetuar nuk janë shkelur.
Në vendimin që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon përmendet më tej se afati procedural i ankimit fillon nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi. Për këtë arsye gjykata citon qëndrimet e mbajtura nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut në çështjen Hadjianastassiuo kundër Greqisë dhe Zoon kundër vendeve të Ulëta, dhe Baucher kundër Francës.
Në këto vendime përmendet se “kur nuk ka ende një vendim të arsyetuar plotësisht përpara përfundimit të afatit për ankim, të akuzuarit duhet t’i jepen informacione të mjaftueshme në mënyrë që të jetë në gjendje për të paraqitur një ankim në dijeni të plotë të arsyeve”.
Por ndërkohë, në sekretarinë e gjykatës është depozituar një ankim i pjesshëm nga avokatët e Berishës dhe Jamarbër Malltezit.
Top Channel mëson se Berisha nuk ka marrë ende dijeni për vendimet e dhëna nga kjo gjykatë dhe për këtë arsye dosja vazhdon të jetë “e ngrirë” në Gjykatën e Shkallës së Parë, pa u bërë e mundur të përcillet në apel. Kjo gjë ka sjellë mos nxjerrjen e një date në Gjykatën e Apelit mbi ankimin e personave nën hetim.
Sipas burimeve mundësitë janë dy. Avokatët brenda pesë ditëve e marrjes në dijeni por nuk kanë marrë dijeni duhet të dorëzojnë ankimin e plotë që dosja të përcillet në apel.
Gjykata do ridërgojë ftesat për njoftim dhe marrje dijeni ditën e hënë duke ju dhënë mundësinë afatin pesë ditor dhe më pas ta përcjellë në Gjykatën e Apelit. Loja procedurale e ka futur procesin në një ngërç tjetër, që vijon të jetë i pazgjidhur nga refuzimet për marrje dijeni.
Por kjo situatë do të bëhet me e kuptueshme në datë 20 nëntor, që në rast të mos paraqitjes së Berishës pritet të ketë ashpërsim të qëndrimit të SPAK ndaj ish-kryeministrit.
/a.r
What's Your Reaction?