Përsëritet rasti “Eriksen”, sulmuesi shembet pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja

Ylli i NEC Nijmegen në Holandë, Bas Dost u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Eredivisie me AZ Alkmaar të dielën, teksa u rrethua nga lojtarët të cilët ishin të shqetësuar. Mjekët ofruan menjëherë ndihmën mjekësore, ndërsa klubi i Az Alkmaar ka qetësuar të gjithë duke konfirmuar se 34-vjeçari është në […]

Tetor 29, 2023 - 21:35
 0
Përsëritet rasti “Eriksen”, sulmuesi shembet pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja

Ylli i NEC Nijmegen në Holandë, Bas Dost u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Eredivisie me AZ Alkmaar të dielën, teksa u rrethua nga lojtarët të cilët ishin të shqetësuar.

Mjekët ofruan menjëherë ndihmën mjekësore, ndërsa klubi i Az Alkmaar ka qetësuar të gjithë duke konfirmuar se 34-vjeçari është në vetëdije të plotë.

“Bas Dost është fatmirësisht i ndërgjegjshëm. Të uroj shumë shërim dhe forca Bas.” – shkruan klubi kundërshtar, Az Alkmaar në platformën “X”.

Pasi arbitri mësoi për incidentin, ai ndërpreu lojën, e cila më pas u pezullua pasi shëndeti i Dost duhet të jetë në plan të parë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.