Përshtati “shtëpinë e barit” në Shkodër, arrestohet 31-vjeçari

Një person është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim prej vitit 2022. Asokohe, gjatë operacionit “Bërdica” u kontrollua një banesë ku u zbulua se ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Atje u sekuestruan 1200 fidanë, 730 bimë narkotike, pajisje të ndryshme elektrike për kultivimin e tyre, 1 armë zjarri dhe municion luftarak. […]

Tetor 26, 2023 - 12:45
 0
Përshtati “shtëpinë e barit” në Shkodër, arrestohet 31-vjeçari

Një person është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim prej vitit 2022. Asokohe, gjatë operacionit “Bërdica” u kontrollua një banesë ku u zbulua se ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Atje u sekuestruan 1200 fidanë, 730 bimë narkotike, pajisje të ndryshme elektrike për kultivimin e tyre, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

“Si rezultat i kontrolleve, u kap dhe u ndalua shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.

Uniformat blu sqarojnë se ky person akuzohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë, gjatë operacionit, për të përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, me pajisje elektrike. Në kuadër të operacionit, Policia arrestoi edhe 5 punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.