Persona të panjohur i bëjnë pritë emigrantit në Greqi, plagoset në kokë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Shën Panteleimonit në Athinë të Greqisë. Protothema.gr shkruan

Mars 8, 2024 - 22:25
 0
Persona të panjohur i bëjnë pritë emigrantit në Greqi, plagoset në kokë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Shën Panteleimonit në Athinë të Greqisë.

Protothema.gr shkruan se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një shtetas i huaj emigrant. Nuk ka ende informacion për origjinën e të plagosurit, sakaq dyshohet të jetë shqiptar.

Emigranti është qëlluar me armë zjarri në kokë. Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital. Burime bëjnë me dije se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali me shisha në kryqëzimin e rrugëve Epirou dhe Michail Voda.

Autori/ët janë larguar nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Nuk dihet ende shkaku i plagosjes. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.