Përvetësuan tokë me dokumente të falsifikuara dhe e shitën, sekuestrohet prona me vlerë 2.7 mln euro në Himarë
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një sipërfaqe toke me vlerë 2.7 milionë euro, pasi rezulton e përvetësuar me dokumente të falsifikuar. Sipërfaqje prej
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një sipërfaqe toke me vlerë 2.7 milionë euro, pasi rezulton e përvetësuar me dokumente të falsifikuar. Sipërfaqje prej 13.750 metra katrorë e ndodhur në Himarë, rezulton se është regjistruar nga dy pronarët në mënyrë të paligjshme.
Dokumenti i pronësisë me anë të cilit është bërë regjistrimi i pronës nga E.M. dhe L.M, është i falsifikuar. Në kohën e kryerjes së veprimeve të mësipërme, shtetasi E.M. ka qënë në detyrën e topografit të Bashkisë Himarë.
Toka e përvetësuar në mënyrë të paligjshme është shitur apo ndarë. Bëhet me dije zyrtarisht se është shitur një sipërfaqe prej 7050 m2 nga totali i sipërfaqes së përvetësuar.
What's Your Reaction?