Pesë ushtarakë amerikanë vdesin në një aksident ajror stërvitor

Pesë pjesëtarë të shërbimit amerikan ushtarak kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti ajror në Mesdheun Lindor. Lajmin tragjik e ka konfirmuar ushtria amerikane, e cila ka thënë se helikopteri pësoi defekt gjatë një stërvitje rutinë. Deklarata ushtarake nuk specifikoi se nga po fluturonte helikopteri, apo ku ndodhi përplasja. Presidenti i SHBA, Joe Biden, […]

Nëntor 13, 2023 - 09:51
 0
Pesë ushtarakë amerikanë vdesin në një aksident ajror stërvitor

Pesë pjesëtarë të shërbimit amerikan ushtarak kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti ajror në Mesdheun Lindor.

Lajmin tragjik e ka konfirmuar ushtria amerikane, e cila ka thënë se helikopteri pësoi defekt gjatë një stërvitje rutinë. Deklarata ushtarake nuk specifikoi se nga po fluturonte helikopteri, apo ku ndodhi përplasja.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, bëri homazhe për viktimat duke thënë se anëtarët e shërbimit po e vënë jetën e tyre në rrezik për Amerikën çdo ditë.

“Ne lutemi për familjet e të gjithë luftëtarëve tanë të rënë sot dhe çdo ditë”, shtoi ai.

SHBA-ja ka rritur operacionet e saj në rajon që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.