Peshkatarë nga Egjipti në Durrës, shoqata: Kemi mungesë për fuqi punëtore

Mungesa e fuqisë punëtore ka bërë që shumë sektorë t’i kthejnë sytë nga emigrantët që vijnë nga vendet e varfra. Një prej tyre është edhe sektori i peshkimit, i cili në Durrës zgjidhjen deri më tani e ka gjetur tek emigrantët egjiptian. Muhameti është një ndër 300 të punësuarit në qytetin e Durrësit që ka […]

Janar 23, 2024 - 18:19
 0
Peshkatarë nga Egjipti në Durrës, shoqata: Kemi mungesë për fuqi punëtore

Mungesa e fuqisë punëtore ka bërë që shumë sektorë t’i kthejnë sytë nga emigrantët që vijnë nga vendet e varfra. Një prej tyre është edhe sektori i peshkimit, i cili në Durrës zgjidhjen deri më tani e ka gjetur tek emigrantët egjiptian. Muhameti është një ndër 300 të punësuarit në qytetin e Durrësit që ka ardhur nga Egjipti. Sipas tij pagesa e mirë në raport me vendin e tij e bën më të dëshiruar punën në Shqipëri.

“Jam nga Egjipti dhe punoj prej një viti në sektorin e peshkimit në Durrës. Ka shumë kolegë egjiptianë edhe në Vlorë dhe Shëngjin. Jemi rreth 300 persona nga Egjipti dhe jemi të kënaqur. Kam marrë edhe një apartament me qira pranë qendrës së qytetit”, deklaroi per TV Klan.

Klodian Kapiti, përfaqësues i sektorit, thotë se punëtorët nga Egjipti janë parë si zgjidhja e vetme për të mbuluar këtë mungesë, e cila për shumë subjekte mbetet kërcënim i falimentit.

Emigrimi i vazhdueshëm i fuqisë punëtore drejt Bashkimit Europian ka shkaktuar një rritje të konsiderueshme të nevojës për fuqi punëtore, duke i bërë ndërmarrjet vendase që të mos e kenë më prioritet aftësimin e tyre./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.