Petrit Malaj: Mbështetja ndaj KFOR-it vazhdon, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj në 2024

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka thënë se ka zhvilluar një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Malaj thekson se në fokus të takimit ishte siguria në Kosovës, ndërsa shton se i ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë. “I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, [...]Read More...

Nëntor 15, 2023 - 12:13
 0
Petrit Malaj: Mbështetja ndaj KFOR-it vazhdon, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj në 2024

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka thënë se ka zhvilluar një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Malaj thekson se në fokus të takimit ishte siguria në Kosovës, ndërsa shton se i ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë.

“I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Gjatë këtij takimi biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falenderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it. I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj. Gjithashtu, I bëra të ditur se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut”, është shprehur ndër të tjera Malaj.

/abcnews.al/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.