Pezullohet shpërndarja e ushqimeve, SHBA kërkon për herë të parë armëpushim në Gaza, betejë në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar për herë të parë një armëpushim të përkohshëm në Gaza. Delegacioni Amerikan në Kombet e Bashkuara kanë propozuar një draft-rezolutë në Këshillin e Sigurimit lidhur me këtë. Gjithashtu paralajmërojnë Izraelin kundër pushtimit të qytetit të mbipopulluar të Rafah, në jug të enklavës. SHBA-të kanë shmangur vazhdimisht fjalën “armëpushim” gjatë proceseve […]

Shkurt 20, 2024 - 16:28
 0
Pezullohet shpërndarja e ushqimeve, SHBA kërkon për herë të parë armëpushim në Gaza, betejë në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar për herë të parë një armëpushim të përkohshëm në Gaza. Delegacioni Amerikan në Kombet e Bashkuara kanë propozuar një draft-rezolutë në Këshillin e Sigurimit lidhur me këtë.

Gjithashtu paralajmërojnë Izraelin kundër pushtimit të qytetit të mbipopulluar të Rafah, në jug të enklavës. SHBA-të kanë shmangur vazhdimisht fjalën “armëpushim” gjatë proceseve të votimit në OKB lidhur me luftën. Megjithatë, Uashingtoni do të vendosë veton për një tjetër rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Ndërkohë, OKB ka ndërprerë shpërndarjen e ndihmave ushqimore në veriun e Gazës. Kjo ka ndodhur për shkak të sulmeve të popullatës ndaj kamionëve me ndihma.

Veriu i enklavës palestineze konsiderohet si ndër zonat më të prekura nga kriza ushqimore, ku njerëzit atje kanë përdorur ushqimin e kafshëve për të mbijetuar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.