“Pilotët tanë pa licenca civile”, Goxhaj: Ku do të punojnë kur të dalin nga ushtria?!
Ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ceku sot në emisionin “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakaj në Vizion Plus një problematikë të aviacionit
Ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ceku sot në emisionin “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakaj në Vizion Plus një problematikë të aviacionit ushtarak shqiptar.
Goxhaj tha se pilotët e ushtrisë shqiptare në momentin kur dalin në pension nga ushtria nuk kanë mundësi që të punojnë për kompanitë private, pasi licenca e tyre nuk njihet. Goxhaj tha se nëse një pilot i ushtrisë shqiptare dëshiron të punojë si civil, ai do të duhet të bëjë licencën nga fillimi, e cila kushton rreth 80 milionë euro.
Ish-ushtari tha ndër të tjera se Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri nuk ka marrë asnjë iniciativë që t’i mundëosjë pilotëve të marrin një licencë civile, që nga momenti që të dalin nga ushtria të punojnë lirshëm kudo.
Goxhaj: Pilotët shqiptarë mund të gjejnë vend vetëm në legjionin francez…Por pilotët tanë sot nuk kanë licenca. Kur dalin nga ushtria si civil ata nuk mund të punësohen. Për të hyrë pilot në kompani private duhet të bëjnë licencë nga e para e cila kushton rreth 80 mijë euro. Ministria e Mbrojtjes nuk ka marrë asnjë iniciativë që t’iu mundësjoë atyre që të marrin një licencë civile që nga momenti që të dalin nga ushtria të punojnë kudo.Ca të bëjnë ata pa licencë civile? Ku do punojnë kur të dalin nga nga ushtria. Të punjnë roje apo të shkojnë jashtë shtetit? /vizionplus.tv/
What's Your Reaction?