Pioli “harron” turpërimin në derbi, tekniku italin “mohon” Inter si favorit për titullin kampion

Tekniku i “kuqezinjve” të Milan, Stefano Pioli duket e ka hedhur “pas krahëve”, humbjen me “manita” në “derbin e Madoninës” ndaj “zikaltërve” të Inter, me këta të fundit që i mundën rivalët e Milanos, me rezultatin e thellë, 5 me 1. Në prag të sfidës, të së shtunës, ndaj “shqiponjave” të Lazio, Pioli është shprehur [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 17:00
 0
Pioli “harron” turpërimin në derbi, tekniku italin “mohon” Inter si favorit për titullin kampion

Tekniku i “kuqezinjve” të Milan, Stefano Pioli duket e ka hedhur “pas krahëve”, humbjen me “manita” në “derbin e Madoninës” ndaj “zikaltërve” të Inter, me këta të fundit që i mundën rivalët e Milanos, me rezultatin e thellë, 5 me 1.

Në prag të sfidës, të së shtunës, ndaj “shqiponjave” të Lazio, Pioli është shprehur se pavarësisht humbjes në derbi, nuk i sheh rivalët historikë, si pretendentët për titullin kampion, por një tjetër “gjigand” të Serie A.

“Statistikat janë pjesë e të shkuarës dhe nuk do të merremi me to. Në fund të majit do të shohim se kush është skuadra më e fortë, por unë shoh Juventus si favorit, që nuk ka kupa dhe do të përqendrojë të gjithë forcën te kampionati”,- u shpreh tekniku italian.

Më tej, Pioli foli dhe për sfidën e nesërme ndaj Lazio, ku do të përqëndrohen maksimalisht për të arritur fitoren, si dhe tregoi më shumë edhe për përgatitjet e kryera, për sfidën e së mërkurës, në Champions League, ndaj Borussia Dortmund.

“Lazio është një kundërshtar i vështirë, por humbja në derbi na ka bërë që të hyjmë në fushë me përqendrim maksimal. Na presin dy ndeshje shumë të komplikuara, pasi të mërkurën do të luajmë në Gjermani ndaj Dortmundit, por jemi përgatitur të marrim maksimumin”,- tha tekniku 57-vjeçar. /i.m /abcnews.al 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.