Pioli me “dhimbje koke”, Pobega do t’i nënshtrohet një operacioni, rikthehet në pranverë

Sërish dhimbje koke për Stefano Piolin dhe Milanin, pasi një tjetër futbollist do të qendrojë për disa javë jashtë fushës së lojës. Milan

Dhjetor 22, 2023 - 17:49
 0
Pioli me “dhimbje koke”, Pobega do t’i nënshtrohet një operacioni, rikthehet në pranverë

Sërish dhimbje koke për Stefano Piolin dhe Milanin, pasi një tjetër futbollist do të qendrojë për disa javë jashtë fushës së lojës.

Milan Neës,it informon se mesfushori Tommaso Pobega do t’i nënsnhtrohet një operacioni pas dëmtimit të pësuar në Milan-Monza, pasi ka lënduar tendinën në kogshën e djathtë.

Mesfushori, i cili duket se do të mungojë për disa muaj, ndodhej që dje në Finlandë për t’iu nënshtruar një operacioni që me sa duket, është kryer me sukses. Rikthimi i tij mendohet të jetë në pranverë,  rreth muajt prill, ç’ka rrit nevojën e Milanit për mesfushorë, në rast se Benaseri shkon në Kupën e Afrikës dhe sidomos nëse Kruniçi, siç thuhet, transferohet te Fenerbahçe.

Kjo është një ndërlikimi i mëtejshëm i situatave te kuqezinjtë që po përgatiten të ndërhyjnë në merkato, për të siguruar në radhët e tyre një mbrojtës dhe sidomos një sulmues.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.