Pirro Dhima i jep fund beqarisë, në pritje për t’u bërë baba për herë të 5-të

Peshëngritësi dhe kampioni i disa medaljeve olimpike për Greqinë, Pirro Dhima i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar për herë të dytë në një ceremoni private të shtunën në kishën Shën Jorgo në Kavouri të Greqisë. Ai u martua me Afrodhiti Skafidha në një ceremoni ku morën pjesë familjarë dhe rreth i ngushtë shoqëror. […]

Shkurt 4, 2024 - 12:42
 0
Pirro Dhima i jep fund beqarisë, në pritje për t’u bërë baba për herë të 5-të

Peshëngritësi dhe kampioni i disa medaljeve olimpike për Greqinë, Pirro Dhima i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar për herë të dytë në një ceremoni private të shtunën në kishën Shën Jorgo në Kavouri të Greqisë.

Ai u martua me Afrodhiti Skafidha në një ceremoni ku morën pjesë familjarë dhe rreth i ngushtë shoqëror.

Çifti është në pritje të fëmijës së tyre dhe Pirro Dhima do të bëhet baba për herë të pestë, teksa peshëngritësi ka 4 fëmijë nga martesa e parë.

Ceremonia u bë e ditur për publikun nga postimet në rrjetet sociale të miqve që ishin pjesë e gëzimit të tyre.

Ndërsa sot vetë Pirro Dhima publikoi foton e parë nga kurorëzimi i martesës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.