Pirro Dhima kandidat për eurodeputet me “Demokracinë e Re” në Greqi

Pirro Dhima, kampioni greko-shqiptar i peshëngritjes do të kandidojë për eurodeputet nën logon e partisë “Demokracia e Re” në Greqi. Lajmi për kandidaturën

Mars 22, 2024 - 10:40
 0
Pirro Dhima kandidat për eurodeputet me “Demokracinë e Re” në Greqi

Pirro Dhima, kampioni greko-shqiptar i peshëngritjes do të kandidojë për eurodeputet nën logon e partisë “Demokracia e Re” në Greqi.

Lajmi për kandidaturën e Pirros i zbulua kur “Demokaracia e Re” zbuloi listat me kandidatët e saj për eurodeputetë në zgjedhjet që do të mbahe më 9 qershor.

Mes kandidatëve të rinj, është edhe emri i Prro Dhimës, presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes.

Lidhur me origjinën e tij, në daljet publike për mediat Pirro Dhima ka thënë herë pas herë se nuk është shqiptar. Ai ka thënë se është “grek i lindur në Shqipëri”.

“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai. Kjo është nderi im dhe krenaria ime. Nuk jam me shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, ka thënë Dhima në një interviste vite më parë. Ai ka treguar se në Greqi shkoi në 7 shkurt 1991, kur ishte 19 vjeç./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.