Pirro Dhima, kandidat për eurodeputet me “Demokracinë e Re” në Greqi

Partia “Demokracia e Re” në Greqi ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve të saj për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit. Zbulimi i listës zyrtare do të bëhet menjëherë pas konferencës së partisë në një ngjarje speciale që do të zhvillohet mes 10 dhe 15 prillit. Në listën e publikuar deri tani, të siguruar nga mediat […]

Mars 22, 2024 - 11:30
 0
Pirro Dhima, kandidat për eurodeputet me “Demokracinë e Re” në Greqi

Partia “Demokracia e Re” në Greqi ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve të saj për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.

Zbulimi i listës zyrtare do të bëhet menjëherë pas konferencës së partisë në një ngjarje speciale që do të zhvillohet mes 10 dhe 15 prillit.

Në listën e publikuar deri tani, të siguruar nga mediat greke, ndër emrat e propozuar bën pjesë edhe Pirro Dhima, ish-peshëngritës dhe zv.president i Federatës Botërore të peshëngritjes.

Ish-peshëngritësi Pirro Dhima dikur ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij, duke thënë që është grek, i lindur në Shqipëri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.