Pistoleta pa leje çon në pranga dy persona në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të zbatimit të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Glock”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve A. D., 43 […]

Prill 11, 2024 - 14:45
 0
Pistoleta pa leje çon në pranga dy persona në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të zbatimit të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Glock”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve A. D., 43 vjeç, dhe E. C., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën “Prokop Mima”, shtetasin A. D., i cili sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, ndërsa shtetasi E. C., nuk ka kallëzuar krimin.

Arma e zjarrit së bashku me krëhërin e municionin luftarak u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.