Pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia, pasi akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar

Shkurt 18, 2024 - 10:22
 0
Pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia, pasi akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 3”, në pranga ra shtetasi Pllumb Suçi, 41 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

 

“41-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Perugias, Itali, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Në vitin 2022, ky shtetas në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.